Paris Saint-Germaini dhe Barcelona përballen sonte në Parc des Princes, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, në një ndeshje që pritet të jetë ndër më interesantet e këtij sezoni. Vëmendja kryesore do të jetë te dueli në mesfushë mes Vitinhas dhe Pedrit.
Të dy skuadrat kanë treguar formë të shkëlqyer dhe synojnë ta kontrollojnë lojën përmes posedimit të topit dhe presionit të lartë. Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick vjen me vetëbesim të madh, ndërsa PSG-ja kërkon të dëshmojë forcën e saj si kampione në fuqi e Evropës.
Pedri e vlerësoi lart Vitinhan, duke e cilësuar si një prej mesfushorëve më të mirë në botë, ndoshta edhe më të mirin në pozitën e tij.
“Është një lojtar që bën diferencën. I jep shumë PSG-së dhe kjo vërehet sidomos kur e ka topin”, ka deklaruar mesfushori i Barcelonës.
Spanjolli foli edhe për rëndësinë e kontrollit të mesfushës, duke theksuar se skuadra që do ta ketë më shumë topin mund ta orientojë ndeshjen në favorin e saj.
Pedri vlerësoi gjithashtu ndikimin e Rodrit, i cili i jep më shumë stabilitet mesfushës dhe i mundëson atij të luajë më lirshëm në fazën sulmuese.
Përballja e sontme pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dy ekipet, ndërsa dueli Pedri–Vitinha mund të luajë rol vendimtar në përcaktimin e fituesit. /Zëri

