KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zbulohet dënimi i rëndë që e pret Man Cityn për 115 akuzat – ja kur merret vendimi

Zbulohet dënimi i rëndë që e pret Man Cityn për 115 akuzat – ja kur merret vendimi

Manchester City mund të mësojë deri në fund të dhjetorit se çfarë dënimi do të marrë për shkeljet e shumta financiare për të cilat është shpallur fajtor nga Liga Premier. Sipas raportimeve, klubi anglez mund t’i shpëtojë skenarëve më të rëndë të përfolur, por rrezikon një zbritje drastike të pikëve dhe një gjobë të majme.

Pas më shumë se tre vjetësh pritjeje, muajin e kaluar u bë e ditur se City ishte shpallur fajtor për shumicën e 115 akuzave të ngritura nga Liga Premier. Megjithatë, çështja ende nuk është përmbyllur, pasi klubi ka ushtruar ankesë kundër vendimit.

Manchester City e dorëzoi zyrtarisht ankesën më 1 tetor. Sipas rregullave të Ligës Premier, procesi duhet të përfundojë brenda 12 javësh nga paraqitja e saj, që do të thotë se vendimi pritet të merret deri më 25 dhjetor.

Sa i përket dënimit të mundshëm, ditët e fundit janë përmendur skenarë tejet të rëndë, përfshirë heqjen e trofeve të fituar gjatë nëntë sezoneve që lidhen me akuzat, si dhe zbritjen e klubit deri në League Two apo edhe në National League.

Megjithatë, sipas Daily Mail, burime pranë çështjes besojnë se ky skenar ekstrem mund të shmanget. Në vend të tij, dënimi më i mundshëm raportohet të jetë një zbritje e madhe pikësh, e cila do të bënte që City të binte nga Liga Premier në fund të këtij sezoni. Krahas kësaj, klubit pritet t’i shqiptohet edhe një gjobë e konsiderueshme.

Po ashtu, po shqyrtohet mundësia që City të marrë një tjetër zbritje pikësh, me qëllim që të pengohet rikthimi i menjëhershëm në elitë sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, nëse vendoset të përfshihet edhe ky sanksion, Liga e Futbollit të Anglisë (EFL) nuk do të jetë e detyruar ta pranojë atë, ndonëse besohet se ka gjasa ta bëjë këtë.

Pas vuajtjes së dënimit, City do të mund të nisë rindërtimin e skuadrës dhe të klubit, me synimin që sanksioni të shërbejë jo vetëm si ndëshkim, por edhe si një rrugë drejt rikthimit në normalitet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.