Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Spanjën lindore nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet masive.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të Valencias të mos dalin nga shtëpitë, ndërsa pamjet e Agjencisë Meteorologjike Spanjolle (AEMET) tregojnë rrugë të kthyera në përrenj që rrëmbejnë automjete në Valencia dhe Alicante.
“Trafiku është i pamundur, duhet të qëndroni në shtëpi. Ka reshje të dendura dhe të vazhdueshme që po shkaktojnë përmbytje serioze”, deklaroi kreu i emergjencave në Valencia, Juan Carlos Valderrama, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket bilancit tragjik, një burrë vdiq në Sagunto, një grua në Katalonjë dhe dy persona të tjerë në resortin turistik të Olivas. Gjithashtu, raportohet për një 79-vjeçare të gjetur pa ndjenja në banesën e saj dhe një burrë që pësoi atak në zemër në një kamping, teksa ekipet e emergjencës kanë kryer mbi 400 operacione shpëtimi në rajon. /Klankosova.tv

