Barcelona do të zbresë në fushë përballë Paris Saint-Germainit të Martën në një sfidë që premton spektakël të vërtetë në arenën evropiane.
Në prag të këtij dueli që do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, trajneri i katalanasve, Hansi Flick, ka folur para mediave duke shpalosur qasjen e tij për të përballur kampionët në fuqi, transmeton Klankosova.tv.
Tekniku gjerman theksoi se kërkon vendosmëri maksimale nga lojtarët e tij, duke marrë si shembull ecurinë e javëve të fundit.
Dua që skuadra ime të luajë me besim, guxim dhe të jetë e bashkuar, ashtu siç kemi bërë në 11 ndeshjet e fundit. Luajmë ndaj njërës prej skuadrave më të mira, kampionëve të dy sezoneve të fundit, dhe kjo është mënyra e duhur për të treguar se cili është niveli ynë real. Pas kësaj ndeshjeje do të dimë më shumë”, tha Flick.
Gjermani u ndal edhe te taktika dhe rreziku që paraqet loja me linjë të avancuar mbrojtëse, duke shpjeguar filozofinë e tij të presionit.
Gjithmonë ekziston një rrezik kur luan me linjë të avancuar, por çelësi qëndron te mënyra se si reagojmë dhe si ushtrojmë presion menjëherë sapo e humbim topin. Me rëndësi është ruajtja e distancave; nëse e zbatojmë saktë këtë, të luajturit lart në fushë të jep shumë forcë. Kemi arritur ta mbajmë portën të paprekur në vetëm një rast, por gjithashtu kemi shënuar shumë gola”, shtoi timonieri i Barcelonës.

