KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pezullohet Ronaldo, humb ndeshjet e nëntorit në Nations League

Pezullohet Ronaldo, humb ndeshjet e nëntorit në Nations League

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, është pezulluar për 30 ditë nga Kombëtarja e Portugalisë, pas tensioneve të krijuara së fundmi rreth grumbullimit të përfaqësueses.

Vendimi pason pakënaqësitë e shfaqura gjatë përballjes ndaj Norvegjisë, sfidë në të cilën sulmuesi i Al-Nassr nuk u aktivizua fare në fushë nga trajneri Jorge Jesus, raporton AS transmeton Klankosova.tv.

Ky vendim e shtyu pesë herë fituesin e “Topit të Artë“ të braktisë grumbullimin e ekipit që po mbahej në Danimarkë.

Mësohet se vetë futbollisti ka kërkuar këtë periudhë pushimi/pezullimi, teksa krahas mungesës njëmujore, ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë simbolike prej 255 eurosh.

Si rrjedhojë e këtij sanksioni, Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet vendimtare të muajit nëntor, të cilat Portugalia do t'i zhvillojë në kuadër të UEFA Nations League.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.