KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tirana në kaos nga protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht

Tirana në kaos nga protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht

69 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 20 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së djeshme.

Ata janë të dyshuar për goditjen me gurë dhe sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe të godinave të institucioneve publike e private.

Tirana ishte e gjitha në kaos përgjatë së dielës. Sasi të mëdha molotovësh, fishekzjarrësh e gurësh u hodhën në drejtim të policisë edhe gjatë mbrëmjes, ndonëse situata më e rrezikshme ishte ajo e pasdites te Sheshi Skëndërbej, ku pati përplasje të fortë mes policisë e disa protestuesve që qëllonin me shkopinj.

Bulevardi dëshmorët e Kombit disa herë gjatë ditës u kthye në skenë përballje mes protestuesve që sulmonin dhe policisë që përgjigjej me gaz lotsjellës e ujë, por edhe me plumba gome.

Gjatë mbrëmjes protestuesit u rikthyen sërish te selia e Partisë Socialiste për ta sulmuar. Po ashtu përplasje të forta ka pasur edhe tek Banka e Shqipërisë

Rruga e Kavajës, Rruga Bardhyl, Rruga e Dibrës dhe Ushtari i Panjohur ishin disa prej pikave të konfrontimit mes protestuesve dhe policisë. Nuk ka munguar as djegia e koshave kudo ku turma ka kaluar. Protestuesit kanë hedhur një sasi të madhe molotovi drejt efektivëve te Ura e Lanës, pranë selisë së PD-së.

Gjatë ditës pati disa të shoqëruar. Flakëve të shkaktuara nga molotovi nuk i shpëtoi as komisariati i policisë nr 3 në rrugën “Mine Peza”, por as Ministria e Brendshme, ndërsa sulme pati te ministria e Infrastrukturës dhe tek ajo e Bujqësisë.

Gjatë mbrëmjes protestuesit sulmuan me molotovë, gurë dhe fishekzjarrë forcat e policisë. Pas përplasjeve dhe ndërhyrjes së efektivëve me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome, një pjesë e protestuesve u drejtuan dhe u strehuan në selinë e Partisë Demokratike, ku më pas efektivët kanë shkuar dhe kanë përdorur gaz lotsjellës..

Konfirmohen 19 efektivë policie të lënduar, 4 protestues, mes tyre 1 mitur, një gazetare dhe 4 kalimtarë

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.