KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Në Mitrovicë hapet panairi i produkteve tradicionale “Konaku i Mitrovicës”

Në Mitrovicë hapet panairi i produkteve tradicionale “Konaku i Mitrovicës”

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar hapjen e panairit të produkteve tradicionale “Konaku i Mitrovicës”, i cili po mbahet pranë Xhamisë “Isa Beg” dhe do të jetë i hapur për vizitorët deri më 25 tetor.

Panairi organizohet në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim të promovimit të produkteve vendore, mbështetjes së grave fermere dhe artizane, si dhe fuqizimit të rolit të tyre në ndërmarrësi.

Gjatë vizitës në panair, drejtoresha Remzije Tmava Tupella theksoi rëndësinë e promovimit të prodhimeve vendore dhe krijimit të mundësive për gratë që merren me bujqësi dhe zeje tradicionale, duke kontribuar kështu në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Panairi “Konaku i Mitrovicës” synon të afrojë qytetarët me produktet tradicionale dhe punën e prodhuesve vendorë, duke krijuar një hapësirë për prezantimin dhe promovimin e traditës, artizanatit dhe prodhimit lokal.

Komuna e Mitrovicës fton qytetarët që ta vizitojnë panairin, i cili do të jetë i hapur nga 19 deri më 25 tetor, pranë Xhamisë “Isa Beg”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.