Avokati Kasem Murati ka deklaruar se Kodi i ri Civil në Kosovë do të miratohet herët a vonë, pavarësisht kundërshtimeve që mund të ketë ndaj tij.
Murati, tha në emisionin “Kosova Today”, se miratimi i Kodit Civil lidhet me agjendën e Bashkimit Evropian për periudhën 2024-2027,
“Unë mendoj se kjo do të kalojë herët a vonë. I pëlqen dikujt ose jo, kjo do të kalojë. Kalimi i Kodit Civil është nën llupën e Bashkimit Evropian për periudhën 2024-2027”, ka deklaruar mes tjerash Murati.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Burimi: klankosova.tv ↗

