KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu për protestat në Tiranë: Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen

Haxhiu për protestat në Tiranë: Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se protestat në Tiranë po përcillen me shqetësim në Kosovë, duke theksuar se institucionet shqiptare duhet t’i dëgjojnë kërkesat e protestuesve.

Në konferencë për media, Haxhiu tha se Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë e kanë për obligim të merren me kërkesat e studentëve.

“Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Kryeministria apo Qeveria dhe Presidenca, e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve”, deklaroi ajo.

Haxhiu theksoi se dhuna nuk duhet të mbështetet dhe se ajo duhet të ndalet nga të dyja palët. Ajo kërkoi që situata të trajtohet me seriozitet dhe maturi, duke paralajmëruar se qasja arrogante mund t’i nxisë më tej protestat.

“Ne nuk e mbështesim dhunën. Dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët. Mendoj që është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca. Mendoj që arroganca vetëm i nxit protestat”, tha Haxhiu.

Ajo foli edhe për mundësinë e përfshirjes së mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje në protesta, duke sqaruar se partia nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje.

“Sa i përket pjesëmarrjes, duhet të theksoj që asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat. Kjo nuk i takon Vetëvendosjes”, u shpreh Haxhiu.

Ajo shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse mbështetësit e saj vendosin të marrin pjesë në protesta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.