KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fondacioni Frutex& Golden Eagle ia zgjatë dorën protestuesit 17 vjeçar, mbështet me 450 mijë lekë në muaj familjen e Fadil Balliut

Fondacioni Frutex& Golden Eagle ia zgjatë dorën protestuesit 17 vjeçar, mbështet me 450 mijë lekë në muaj familjen e Fadil Balliut

Fondacioni Frutex & Golden Eagle do të mbështes me 450 mijë lekë në muaj familjen e 17-vjeçarit Fadil Balliu në Shqipëri.

Ky vendim i fondacionit është marrë pas publikimit të historisë së të riut i cili tregoi se dy javë pas vdekjes së babait të tij u bë pjesë e protestave në Shqipëri duke pasur guxim që të kërkoj një të ardhme më të mirë.

Fadil Balliu, vetëm 17 vjeç, është protestuesi që u arrestua dhe u mbajt në qeli nga policia, por që më pas ka ndarë historinë e tij prekëse. Vetëm dy javë më parë, ai humbi njeriun më të shtrenjtë, babanë e tij. Ende pa iu tharë lotët e kësaj humbjeje, Fadili gjeti forcën që dhimbjen që mbart në kraharor ta kthente në guxim për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Historia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Fondacioni Frutex& Golden Eagle, që ka vendosur t’i vijë në ndihmë familjes së 17-vjeçarit me 450 mijë lekë në muaj, për 12 muaj rresht, për t’ia lehtësuar sadopak barrën e kësaj periudhe kaq të vështirë.

Sepse ndonjëherë, humanizmi më i bukur nuk është ajo që shprehet me fjalë, por ajo që kthehet në vepra.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.