KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

239 dronë dhe 75 llastiqe në magazinë, policia arreston 23-vjeçarin që ua shiste protestuesve

239 dronë dhe 75 llastiqe në magazinë, policia arreston 23-vjeçarin që ua shiste protestuesve

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Tiranë, i cili dyshohet se po u shiste pjesëmarrësve në protestë llastiqe gjuetie me sfera metalike.

Gjatë kontrollit në një magazinë që posedonte, janë sekuestruar qindra pajisje të ndryshme, për të cilat ai nuk kishte dokumentacion.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Infrastruktura” u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas administrimit të informacioneve të siguruara gjatë punës operative.

23-vjeçari, me inicialet O. M., banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke u shitur protestuesve 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Pas arrestimit, policia kontrolloi edhe një magazinë që ai posedonte në rrugën “Kol Koçi”. Aty u gjetën dhe u sekuestruan 239 dronë të madhësive të ndryshme, 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi e konsiderueshme sferash metalike.

Gjatë kontrollit u gjetën gjithashtu 44 telefona celularë, pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve, pajisje elektronike me kamera, syze me videoregjistrues, pajisje për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave, pajisje lazer, si dhe artikuj të tjerë elektronikë.

Sipas policisë, 23-vjeçari nuk dispononte dokumentacion për pajisjet dhe artikujt e gjetur.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar veprimtarinë e dyshuar kriminale dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, lidhur me dyshimet për tregtim dhe transportim të mallrave kontrabandë, kontrabandë me mallra të tjera, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave dhe tatimeve, si dhe ushtrim të aktivitetit tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.