KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Muriqi në topformë, dyfishim i golave në startin e sezonit

Muriqi në topformë, dyfishim i golave në startin e sezonit

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ka arritur të tërheqë vëmendjen me performancën e tij duke dyfishuar performancën e tij nga sezoni i kaluar në tetë javët e para të sezonit.

Sipas mediumit turk “Sabah” ylli me përvojë i Fenerbahçes, Vedat Muriq i cili ka shënuar 7 herë në ligë këtë sezon, shënoi 4 gola në 8 javët e para të sezonit të kaluar ndërsa luante për Mallorcën në LaLiga, transmeton Klankosova.tv.

Muriqi, i cili pësoi një dëmtim në fillim të sezonit dhe luajti 30 minutat e fundit të ndeshjes kundër Gençlerbirliği, të cilën Fenerbahçe e humbi 2:1, shënoi nga një gol në secilën prej ndeshjeve kundër Konyaspor dhe Samsunspor, ku ai luajti si titullar në formacionin e parë.

Sulmuesi me përvojë, i cili dha një shfaqje me 4 gola në fitoren historike 8:0 kundër Eyupspor, shënoi edhe kundër Alanyas, pavarësisht se u aktivizua vetëm për 9 minutat e fundit, transmeton Klankosova.tv.

Muriqi ndan vendin e parë në listën e golashënuesve me Salahun dhe Orbanin me 7 golat e tij. Ylli kosovar, i cili e përfundoi LaLigën sezonin e kaluar me 23 gola, përfundoi i dyti në garën për golashënues pas Mbappe të Real Madridit (25).

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.