KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vizita e presidentit malazez, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

Vizita e presidentit malazez, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës së presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Kosovë, më 19 tetor 2026, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore në rajonin e Pejës.

Sipas njoftimit, Policia do të ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentit malazez në Kosovë.

Për të mundësuar lëvizjen e eskortës sipas itinerarit të përcaktuar, nga pika kufitare në Kullë drejt Pejës, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të parapara në agjendën zyrtare, mund të ketë ndërprerje të shkurtra të trafikut dhe orientim të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim gjatë kohës së vizitës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.