KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Komuna e Rahovecit nënshkruan kontratë për furnizim me 350 tonë pelet

Komuna e Rahovecit nënshkruan kontratë për furnizim me 350 tonë pelet

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për furnizimin me 350 tonë pelet për nevojat e Komunës së Rahovecit, me çmim prej 400 eurosh për ton.

Përmes një postimi, Latifi ka bërë të ditur se furnizimi është planifikuar para fillimit të sezonit të dimrit.

“Sot, nënshkrova kontratën për furnizim me 350 tonë pelet, me çmim prej 400€ për ton, për nevojat e Komunës së Rahovecit”, ka shkruar Latifi.

Ai ka theksuar se synimi është që përgatitjet për sezonin e ftohtë të bëhen me kohë.

“Dimrit i paraprijmë me kohë, me planifikim dhe me përgjegjësi”, ka deklaruar kryetari i Rahovecit.

Sipas çmimit të bërë të ditur nga Latifi, vlera e furnizimit për 350 tonë pelet arrin në 140 mijë euro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.