Në Kuvend të Kosovës sot po zhvillohen mbledhjet e dy komisioneve.
Po ashtu nga ora 11:00 pritet të fillojë edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
E janë pikërisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë refuzuar që të merren me situatën e krijuar në Shqipëri prej disa ditësh apo javëve.
Deputetët e VV-së, Agim Bahtiri si dhe Salih Zyba kanë refuzuar që të deklarohen mbi situatën e dhunshme në Shqipëri.
Madje Agim Bahtiri qeshej derisa gazetarët tentonin të merrnin një qëndrim nga ana e tij./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

