KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdojnë reduktimet me ujë në fshatin Varosh dhe disa rrugë të Ferizajt

Vazhdojnë reduktimet me ujë në fshatin Varosh dhe disa rrugë të Ferizajt

Konsumatorët në rrugët “Arsim Zeqiri”, “Alishefik Spahiu” dhe “Gëzim Sahiti”, si dhe në fshatin Varosh, do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se ndërprerja po bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

Sipas kompanisë, punimet do të vazhdojnë edhe të hënën, më 19 tetor 2026, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë në zonat e prekura pritet të bëhet rreth orës 16:00.

KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.