KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit

Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit

Vendi ynë pritet të përfshihet këtë të hënë (19 tetor) nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, do të ketë edhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve të larta malore, por pa ndryshime të rëndësishme të kushteve atmosferike.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s.

Ndërkohë, në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke treguar kushte përgjithësisht të qeta detare./rtsh/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.