KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Krasniqi: 35% e të rinjve jashtë punësimit, shkollimit dhe trajnimeve (VIDEO)

Krasniqi: 35% e të rinjve jashtë punësimit, shkollimit dhe trajnimeve (VIDEO)

Aktivisti Ismet Krasniqi ka folur për ndikimin e rritjes së çmimeve në mirëqenien e të rinjve në Kosovë, duke theksuar se shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe naftës ndikon drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera.

Në emisionin “Ora 7”, Krasniqi ka kritikuar mungesën e vëmendjes institucionale ndaj mirëqenies së qytetarëve, veçanërisht të rinjve.

“Ka kohë të gjatë që nuk kam dëgjuar ndonjë institucion apo politikan të flasë për mirëqenien e qytetarëve, e aq më pak të rinisë”, tha Krasniqi.

Ai ka përmendur edhe statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2025, sipas të cilave, siç ka deklaruar ai, rreth 35 për qind e të rinjve nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollim dhe as trajnime. Sipas Krasniqit, kjo gjendje paraqet sfidë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.