KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!

Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës, zjarrvëniet dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

Në mesazhin e tij, Peleshi thekson se sulmet ndaj institucioneve nuk kanë lidhje me të drejtën e studentëve dhe të rinjve për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë të drejta e mundësi, transmeton Klankosova.tv.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci!”, shkruan Peleshi, duke iu referuar edhe qëndrimit të Komisionit Evropian, i cili dënon aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri.

Kreu i Kuvendit nënvizon se të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit dhe se ata kanë të drejtë të kërkojnë një të ardhme më të mirë, me mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, sipas tij, dhuna nuk është rruga për të arritur ndryshimin.

Peleshi bën thirrje për dialog, mirëkuptim dhe dëgjim të ndërsjellë, duke theksuar se kalimi i kohës e bën gjithnjë e më të vështirë komunikimin mes palëve.

“Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun”, shprehet ai.

 “T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT! Jemi për një qëllim. Për Shqipërinë”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.