KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Daku i pandalshëm: Shënon parabolë magjike ndaj ish-skuadrës së tij

Daku i pandalshëm: Shënon parabolë magjike ndaj ish-skuadrës së tij

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, duke konfirmuar edhe një herë klasin e tij prej golashënuesi të lindur në kampionatin rus.

Ylli nga Gjilani e gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, kësaj radhe përballë ish-skuadrës së tij, Rubin Kazan, transmeton Klankosova.tv.

Dakut i mjaftoi vetëm një minutë në fushën e blertë pas inkuadrimit nga stoli për të lënë gjurmë të menjëhershme.

Ai realizoi një kryevepër me një goditje parabolike fantastike që la të shtangur portierin kundërshtar.

🇦🇱 Mirlind Daku scores his first goal for Spartak in the Russian Premier League, against his ex club, Rubin. Daku scored one minute after coming on.

3 goals in the last 2 games. pic.twitter.com/ggwCWUxloI

— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) October 18, 2026

Për respekt ndaj klubit ku kaloi periudha të rëndësishme në karrierë, sulmuesi kuqezi zgjodhi të mos festonte pas realizimit të golit.

Ky shënim dëshmon formën shpërthyese të Dakut pas pauzës së ndeshjeve me kombëtaret, duke e çuar në tre numrin e golave në dy sfidat e fundit.

Me paraqitje të tilla vendimtare dhe efikasitet të lartë, duket se është vetëm çështje kohe para se 28-vjeçari të zërë vendin fiks të titullarit në formacionin bazë të Spartakut të Moskës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.