Skuadra e Sunderlandit ka regjistruar një tjetër rezultat negativ në elitën e futbollit anglez, duke u mposhtur me rezultat 2:0 në udhëtim te Bournemouthi, në kuadër të xhiros së shtatë në Premier League.
Pas përfundimit të takimit, kapiteni i "Maceve të Zeza", Granit Xhaka, nuk e ka fshehur zhgënjimin për formën dhe paraqitjen e ekipit të tij, duke kërkuar llogaridhënie nga të gjithë, transmeton Klankosova.tv.
Mesfushori me prejardhje kosovare theksoi hapur se grupi aktualisht nuk po arrin të shfaqë nivelin e kërkuar për këtë ligë.
Nuk ka kuptim të fshihemi nga e vërteta. Për momentin, nuk jemi në nivelin e duhur dhe duhet të marrim përgjegjësinë që na takon", ka shkruar Xhaka në Instagram.
Burimi: klankosova.tv ↗

