KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Duhet të jemi më klinik para portës”, Arteta reagon pas fitores së vështirë ndaj Nottinghamit

“Duhet të jemi më klinik para portës”, Arteta reagon pas fitores së vështirë ndaj Nottinghamit

Arsenali ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Nottingham Forestit, por trajneri Mikel Arteta ka kërkuar më shumë efikasitet nga skuadra e tij para portës kundërshtare.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 80-të, kur Noni Madueke realizoi pas një devijimi, duke i siguruar Arsenalit tri pikë të rëndësishme.

Pas ndeshjes, Arteta u shpreh i kënaqur me rezultatin, por theksoi se skuadra e tij duhej t’i shfrytëzonte më mirë rastet e krijuara.

“Bëmë diçka që nuk e kishim bërë në dy sezonet e mëparshme, dhe kjo ishte ta fitonim ndeshjen”.

Ai pranoi se Arsenali kishte mundësi ta vendoste ndeshjen nën kontroll shumë më herët, por mungesa e konkretizimit bëri që gjithçka të mbetej e hapur deri në minutat e fundit.

“E dinim se diferencat do të ishin të vogla, përveç nëse e hapnim ndeshjen shumë më herët, gjë që kishim dy mundësi ta bënim. Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë besim fiton kundërshtari. Në ato momente duhet të rrezikosh më shumë dhe ndeshja mund të marrë një drejtim tjetër”.

“Folëm për këtë. Duhej të ishim shumë të durueshëm, pa u frustruar. Ishte e vështirë të krijonim raste të pastra kundër tyre, por duhet t’i shfrytëzojmë kur na jepet mundësia”, deklaroi ai.

Arteta zbuloi se Arsenali kishte edhe tri raste të tjera që duhej të përfundonin të paktën me goditje në kuadrat, ndërsa sipas tij, mundësitë ishin të tilla që duhej të shndërroheshin në gola.

“Kishim edhe tri raste të tjera që duhej të përfundonin në kuadrat. Madje, jo vetëm në kuadrat, por duhej të ishin gola. Ky është dallimi – duhet të jesh klinik para portës”.

Përndryshe, Arsenali është tre pikë nën Man Cityn pas shtatë xhirove të zhvilluara./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.