KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lajme të këqija nga kampi i Barcelonës, dy yjet e mbrojtjes e humbin ndeshjen ndaj PSG-së

Lajme të këqija nga kampi i Barcelonës, dy yjet e mbrojtjes e humbin ndeshjen ndaj PSG-së

Pikërisht kur dukej se asgjë nuk mund të shkonte keq për Barcelonën, klubi është përballur me një lajm të keq dhe të papritur në prag të ndeshjes më të vështirë të sezonit.

Barcelona do të përballet të martën me kampionin e Evropës, PSG-në, por para kësaj sfide ka marrë lajme të këqija për dy mbrojtësit e saj, të cilët janë dëmtuar.

Bëhet fjalë për Eric Garcian dhe Jules Kounden, të cilët kanë pësuar lëndime në fitoren ndaj Real Betisit dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër PSG-së, siç konfirmoi klubi në një komunikatë zyrtare.

Barcelona ka konfirmuar se lëndimi i Garcias është më serioz sesa ai i Koundes. Mbrojtësi që mund të luajë në disa pozita ka pësuar një lëndim muskulor dhe mund të mungojë për të paktën katër javë.

“Lojtari i ekipit të parë, Eric Garcia, ka pësuar një lëndim muskulor në muskulin rectus femoris të kofshës së djathtë. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë nga tri deri në katër javë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Ky është një goditje e madhe për Barcelonën, e cila tashmë po përballet edhe me mungesën e Andreas Christensenit për shkak të lëndimit.

Katalunasit e kanë pasur të vështirë të gjejnë një mbrojtës të djathtë të besueshëm dhe një partner të përshtatshëm për Pau Cubarsin në qendër të mbrojtjes. Garcia, i cili mund t’i mbulojë të dyja pozitat, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet kundër PSG-së dhe Real Madridit, pasi pritet të rikthehet vetëm në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm.

Bazuar në njoftimin e Barcelonës, duket se lëndimi i Koundes nuk është aq serioz dhe, të paktën për momentin, ai është lënë jashtë vetëm për ndeshjen kundër PSG-së.

“Lojtari i ekipit të parë, Jules Kounde, ka pësuar një ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë dhe do ta humbasë ndeshjen kundër PSG-së. Gatishmëria e tij për El Clasicon e së dielës kundër Real Madridit do të varet nga ecuria e rikuperimit”, njoftoi Barcelona.

Flick do të shpresojë që Kounde të rikthehet në kohë për ndeshjen kundër Real Madridit. Në të kundërtën, trajneri gjerman do të detyrohet të bëjë ndryshime në repartin defensiv.

Në këtë rast, Joao Cancelo pritet të luajë si mbrojtës i djathtë, ndërsa Xavi Espart do të aktivizohej në krahun e kundërt. Gerard Martin dhe Pau Cubarsi duken si opsionet e vetme në qendër të mbrojtjes, ndonëse Frenkie de Jong po stërvitet tashmë edhe në pozitën e mbrojtësit qendror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.