KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Nuk kemi fshehur askënd në seli”, Këlliçi: Na sulmuan me gaz

“Nuk kemi fshehur askënd në seli”, Këlliçi: Na sulmuan me gaz

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka sqaruar praninë e dy ambulancave në selinë e PD-së, përmes një deklarate për mediat.

Këlliçi është shprehur se në ambientet e selisë janë hedhur gaz lotsjellës nga policia, ndërsa disa persona janë ndodhur brenda godinës gjatë tensioneve të krijuara.

“Ervin Demo ka provokuar demokratët, duke hedhur gaz në selinë e tyre. Këtu mund të shihni dhjetëra bombula gazi, pa pasur asnjë incident.

Nuk kishte asnjë provokim. Kishte vetëm një tentativë për të barazuar ngjarjen që ndodhi sot në selinë e PS.

Ishte një skenar i Edi Ramës, e kemi paralajmëruar. Ishin vetëm policë që kanë tentuar të dhunonin selinë e PD-së”, tha ndërkohë Belind Këlliçi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.