KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nuk respektuan rregullat, shqiptohen gjoba ndaj dy qytetarëve në Klinë

Nuk respektuan rregullat, shqiptohen gjoba ndaj dy qytetarëve në Klinë

Dy raste të djegies së hamulloreve janë regjistruar mëngjesin e së dielës në Komunën e Klinës, me ç'rast Policia e Kosovës ka identifikuar personat përgjegjës dhe ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj tyre.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, rasti i parë është raportuar rreth orës 08:10 në fshatin Ujmir.

Përderisa zjarrfikësit u angazhuan për lokalizimin e flakëve, policia arriti ta identifikojë autorin e ndezjes, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm 35 minuta më pas, rreth orës 08:45, e njëjta njësi policore, teksa po kthehej në drejtim të qytetit, ka hasur në një tjetër vatër zjarri në fshatin Shtaricë, ku po ashtu po digjeshin hamullore, ku edhe në këtë lokacion është identifikuar menjëherë personi përgjegjës.

Të dy qytetarët janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Klinë, ku ndaj secilit veç e veç është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh.

Pas këtyre ngjarjeve, Policia e Kosovës ka ripërsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura:

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë theksojnë se kontrollet në terren do të vijojnë pandërprerë, me qëllim parandalimin e zjarreve dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që shkelin dispozitat ligjore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.