KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Evropa përfshihet nga protestat kundër kostos së jetesës, radha i vjen Portugalisë

Evropa përfshihet nga protestat kundër kostos së jetesës, radha i vjen Portugalisë

Disa organizata për të drejtat e strehimit po bashkohen me sindikatat e lidhura me konfederatën CGTP në protesta në të gjithë Portugalinë, në një kohë kur një valë protestash kundër kostos së jetesës ka përfshirë Evropën.

Protestat zhvillohen me sloganin: “Paga më të larta, pensione më të mira dhe shërbime publike. Kundër rritjes së kostos së jetesës. Një kurs i ri për Portugalinë!”

Tubime janë planifikuar në Porto, Coimbra dhe Lisbonë.

Kriza e kostos së jetesës po prek pjesën më të madhe të Evropës, e nxitur nga rritja e çmimeve, kostot e karburantit dhe mungesa e banesave të përballueshme.

Kjo ka bërë që mijëra qytetarë të dalin në rrugë për të ngritur zërin.

“Përballë rritjes së kostos së jetesës, strehimit dhe karburantit, edhe një shportë bazë ushqimore ka arritur çmime të tepruara”, deklaroi një përfaqësues i CGTP-së.

Protestat zhvillohen në një kohë kur demonstratat kundër kostos së jetesës në Francë, këtë të shtunë, janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë së trazirave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.