KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rreth 1 mijë raste në vit, Ismaili: Kanceri i gjirit shërohet në fazat e para

Rreth 1 mijë raste në vit, Ismaili: Kanceri i gjirit shërohet në fazat e para

Pas çdo karcinomi ekziston një nënë, një femër, një grua e cila mbi gjitha është një jetë njeriu, thekson për TVM2 mjeku onkolog Ilir Ismaili gjatë muajit rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kacerit të gjirit.

Me këtë rast ai apelon të gjitha gratë që fillimisht të bëjnë vetkontrollë, pastaj eho dhe mamografi të gjirit pasiqë diagnostiki i hershëm i sëmundjes është shërim i plotë për pacientët.

“Faktorët ndahen në dy pjesë, faktorë të brendshëm dhe të jashtëm të karcinomot të gjirit domethënë nuk dihet saktësisht se prej ku vjen, faktorët e brendshëm janë faktorët të cilët vet organizmi i ka për shembull faktori endokrin, menstruacionet e hershme, menopauza e vonshme, lindshmëria e fëmijëve në mosha më të avancuara, mosgjidhënia për shembull kemi lindur fëmijë, kemi qumësht mirëpo për X faktor nuk japim gji. Preparate të ndryshme hormonale të cilët i përdorim, mënyra e jetesës. Faktorët e jashtëm janë alkooli, duhani, aktiviteti fizik, stresin e kemi këtu kur i bashkojmë këto faktorë shpeshherë kemi paraqitjen e karcinomit të gjëndrës së gjirit.”, u shpreh për TVM2 onkolog Ilir Ismaili.

Edhe kirurgu nga Turqia jep shpresë për pacientët me kancerin e gjirit.

“Jemi mbledhur në Shkup për muajin rozë ,ndërgjësimin kundër kancerit të gjirit.Kanceri I gjirit shërohet dhe është me rëndësi të madhe në fillim të zbulohet sëmundja .Gratë nuk duhet të kenë frikë nga kontrollat por edhe nëse e humbin gjirin tani ka metoda të reja estetike që nuk dallohet fare.”, u shpreh për TVM2 kirurgu nga Turqia, Omer Bender.

Sipas mjekut Ismaili RMV disponon me procedura diagnostikuese, të mirëfillta dhe çdo pacient ka afinitet dhe qasje në procedurat diagnostikuese. Ministria e shëndetësisë e bën edhe plan programin e librin të karcinomit në bazë të së cilës stilistikisht do të dihet sa ka pacientë të diagnostikuar me karcinom të gjëndrës së gjirit në vend ndërsa shtetet përreth nuk i kanë këto thekson onkologu Ismaili.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.