Është frutë i vogël. Por, e karakterizon një qytet të tërë.
Andaj, pikërisht për ta ruajtur këtë nam, çdo vit ne Deçan organizohet dita e gështenjës e cila mbledh fermerë, artizanë e vizitorë nga vende të ndryshme, raporton Klan Kosova.
Por, për deçanasit gështenja nuk është veç një prodhim vjeshtor.
Kjo festë e cila është bërë tradicionale synon t'i ndihmojë edhe prodhuesit vendorë.
E vetë shitësit që tash e 8 vjet prezantojnë produktet e tyre, e vlerësojnë këtë mundësi.
Ndërsa, ata që e vizitojnë kanë me çka të furnizohen.
Festivalit i ka paraprirë ecja e qindra alpinistëve në shtegun e gështenjave, ku edhe patën mundësi t’i mbledhin ato derisa e kanë përmbyllur me një festë.
Detajet e tjera mund t’i ndiqeni në videon e mëposhtme:

