KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Franca po digjet, Trump: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin

Franca po digjet, Trump: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar skenat që u panë dje në Francë.

Në llogarinë e tij në Truth Social, ai shkroi: “Franca po digjet!”

Presidenti amerikan i bëri gjithashtu thirrje Francës që të “mbyllë kufijtë dhe të marrë situatën nën kontroll”.

Ndërkohë, gazetarja dhe komentatorja franceze Agnès Poirier deklaroi dje se protestat paqësore të të rinjve ishin “infiltruar” nga provokatorë të ekstremit të majtë, të cilët, sipas saj, vepronin pothuajse në mënyrë profesionale.

Protestat në Francë janë përshkallëzuar të shtunën, më 17 tetor 2026, kur qindra mijëra njerëz dolën në rrugë në qytete të ndryshme të vendit, duke kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.

Lëvizja, e nxitur fillimisht nga nxënësit që kërkonin kushte më të mira në shkolla, është zgjeruar në një protestë më të gjerë sociale.

Cilat janë arsyet e protestave?

Kostoja e lartë e jetesës: Rritja e çmimeve të karburantit, energjisë dhe ushqimeve ka shtuar pakënaqësinë.

Problemet në arsim: Nxënësit protestojnë për mungesën e mësuesve dhe kushtet e dobëta në shkolla.

Pakënaqësia sociale: Sindikatat kërkojnë paga dhe pensione më të larta, çmime më të ulëta dhe mbrojtjen e shërbimeve publike.

Demonstratat u mbajtën në Paris, Lion, Marsejë, Bordo dhe qytete të tjera. Shumë pjesëmarrës protestuan paqësisht, por grupe të dhunshme u përleshën me policinë, dogjën automjete, plaçkitën dyqane dhe sulmuan ndërtesa publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.