KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestat në Tiranë, rrjeti “SafeJournalists”: Të garantohet siguri për punonjësit e mediave

Protestat në Tiranë, rrjeti “SafeJournalists”: Të garantohet siguri për punonjësit e mediave

Rrjeti rajonal i gazetarëve "SafeJournalists" ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës, pengimit dhe frikësimit ndaj gazetarëve që po mbulojnë protestat në Shqipëri.

Që nga fillimi i protestave, më 13 tetor 2026, janë dokumentuar të paktën 17 incidente ku përfshihen pjesëtarë të policisë dhe protestues.

Në reagimin zyrtar të publikuar më 18 tetor nga shoqatat e gazetarëve nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Sarajeva, Zagrebi, Beogradi dhe Podgorica, kërkohet veprim i menjëhershëm nga autoritetet shqiptare dhe ndërhyrje nga partnerët ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë e punonjësve të medias.

Përveç dhunës policore, gazetarët janë përballur me sulme dhe dëmtim të pajisjeve edhe nga ana e protestuesve. Dy gazetare janë goditur në kokë me gurë të hedhur gjatë përplasjeve, megjithëse nuk ka indikacione se ato ishin me qëllim cak i goditjeve.

"SafeJournalists" dënon të gjitha format e dhunës dhe rikujton se policia ka obligim të mbrojë gazetarët nga sulmet e të tjerëve, duke siguruar që përdorimi i forcës nga vetë ajo të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.