KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Situata në Shqipëri, Lladrvoci kërkon të shtyhet ekskursioni i maturanëve të Drenasit

Situata në Shqipëri, Lladrvoci kërkon të shtyhet ekskursioni i maturanëve të Drenasit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka rekomanduar shtyrjen e ekskursionit në Shqipëri të maturantëve të Gjimnazit "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".

Një gjë të tillë, Lladrovci e ka kërkuar pas situatës së krijuar në Shqipëri, lidhur me protestat e studentëve dhe dhunës së ushtruar.

“Rekomandimi im është të shtyhet ekskursioni për një kohë të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor, kur siguria Juaj është e padiskutueshme dhe pa rreziqe. Ekskursioni shënon gëzimin e përbashkët të gjeneratës që vulos ndjenjat e secilit maturant dhe do të mbetet në kujtesë si kulmi i një shoqërimi të moshës më të çmuar.”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se situate aktuale në Shqipëri është e tendosur.

“Prania Juaj, me atdhetarizmin si traditë, fare lehtë mund të provokoheni dhe të bëheni pjesë e lajmeve të padëshirueshme. Në këtë rast, jeta dhe siguria Juaj për mua është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë. Si prind, ashtu si prindërit Tuaj të cilët kanë shprehur brengë për sigurinë Tuaj, jemi të bindur dhe të pajtimit që ekskursioni të shtyhet për kohë të përshtatshme. E di se energjia juaj si maturantë është mbresëlënëse, atdhedashuria dhe  mosha juaj nuk guxon të provokohet apo të rrezikohet nga situatat që mund të ndodhin gjatë ekskursionit.”, ka shkruar Lladrovci. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.