KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestat në Tiranë, Lladrovci me kërkesë për maturantët e Drenasit: Të shtyhet ekskursioni, siguria juaj për mua është më e rëndësishme se çdo gjë

Protestat në Tiranë, Lladrovci me kërkesë për maturantët e Drenasit: Të shtyhet ekskursioni, siguria juaj për mua është më e rëndësishme se çdo gjë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dal publikisht me një kërkesë për drejtorin, profesorët e maturantët e Gjimnaizt “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Ai ka thënë se ekskursioni i maturantëve është një ngjarje e paharrueshme për secilin nga ta, por ka rekomanduar që ai të shtyhet për një kohë të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor kur siguria është e padiskutueshme dhe pa rreziqe.

“Ekskursioni shënon gëzimin e përbashkët të gjeneratës që vulos ndjenjat e secilit maturant dhe do të mbetet në kujtesë si kulmi i një shoqërimi të moshës më të çmuar. Ju jeni krenaria jonë dhe nuk guxojmë të marrim vendime në dëm të jetës dhe sigurisë Tuaj. Provokimi nga turmat, apo dezinformatat për praninë tuaj mund të sjellin situata të rënda e mosmarrëveshje të padëshirueshme”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka thënë se për shkak të protestave, situata aktuale në Shqipëri është e tendosur.

“Prania Juaj, me atdhetarizmin si traditë, fare lehtë mund të provokoheni dhe të bëheni pjesë e lajmeve të padëshirueshme. Në këtë rast, jeta dhe siguria Juaj për mua është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë. Si prind, ashtu si prindërit Tuaj të cilët kanë shprehur brengë për sigurinë Tuaj, jemi të bindur dhe të pajtimit që ekskursioni të shtyhet për kohë të përshtatshme. E di se energjia juaj si maturantë është mbresëlënëse, atdhedashuria dhe mosha juaj nuk guxon të provokohet apo të rrezikohet nga situatat që mund të ndodhin gjatë ekskursionit”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.