KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

Tensionet sociale në Itali janë përshkallëzuar ndjeshëm, teksa qytetet kryesore janë përfshirë nga protesta të fuqishme kundër rritjes së lartë të kostos së jetesës.

Të shtunën, qendra historike e Milanos dhe qyteti i Bolonjës u shndërruan në skena të vërteta përleshjesh mes forcave të rendit dhe demonstruesve, duke shkaktuar të lënduar, të arrestuar dhe kaos të plotë në zonat më të frekuentuara turistike.

Në Milano, situata u tensionua veçanërisht në sheshin përballë Katedrales Gotike (Duomo). Policia, e pajisur me mjete speciale për shpërndarjen e turmave dhe ndërhyrje kundër trazirave, ndërhyri për të zmbrapsur grupe protestuesish me fytyra të mbuluara dhe kapuçë, raportojnë mediat italiane, transmeton Klankosova.tv.

Këta të fundit ishin shkëputur nga marshimi kryesor dhe po tentonin të depërtonin brenda "Galleria Vittorio Emanuele II", kompleksit të famshëm të dyqaneve luksoze që shtrihet ngjitur me sheshin e katedrales.

Për shkak të eskalimit, dyqanet dhe bizneset përreth u detyruan të mbyllnin me urgjencë qepenat, ndërkohë që qindra turistë u larguan me panik nga zona qendrore.

Po ashtu, autoritetet vendosën mbylljen e menjëhershme të stacionit kryesor të metrosë "Duomo". Policia italiane përdori gaz lotsjellës për të neutralizuar protestuesit agresivë, të cilët godisnin forcat e rendit me gurë dhe sende të forta.

Nga këto përplasje u raportuan disa persona të lënduar si dhe u kryen disa arrestime.

Paralelisht me Milanon, skena dhune u regjistruan edhe në Bolonjë, pasi marshimi qytetar kundër çmimeve të larta u shndërrua në përplasje fizike, policia u detyrua të përdorte topa uji me presion për të shpërndarë turmën e acaruar, operacion ky që rezultoi me arrestimin e shtatë personave.

Vala e tensioneve në Itali ngjason shumë me trazirat masive të regjistruara në Francë, ku dhjetëra mijëra qytetarë të revoltuar nga rritja e papërballueshme e çmimeve dhe degradimi i shërbimeve publike vërshuan rrugëve, duke shënuar disa nga protestat më të ashpra e më të dhunshme të viteve të fundit atje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.