KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkodër: I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari

Shkodër: I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Travel”, në kuadër të të cilit është kapur dhe arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të moshave 30 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohet se e ndihmonin të dënuarin t’i shmangej kapjes nga policia.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, operacioni u organizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

I arrestuari, shtetasi R.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, ishte dënuar përfundimisht me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, datë 14 tetor 2026, me 6 vite e 8 muaj burgim.

Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

26-vjeçari u lokalizua nga policia teksa tentonte të largohej me një automjet, ku udhëtonin edhe shtetasit P.P 30 vjeç, drejtues i mjetit, dhe O.S 19 vjeç, pasagjer.

Gjatë veprimeve të mëtejshme, policia arrestoi edhe dy personat e tjerë, banues në Fushë-Arrëz, të dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ndihmonin 26-vjeçarin t’i shmangej arrestimit.

Materialet procedurale për këtë çështje do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për veprime të mëtejshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.