KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mangani gjatë shtatzënisë ndihmon në zhvillimin e eshtrave dhe kërcit të foshnjës

Mangani gjatë shtatzënisë ndihmon në zhvillimin e eshtrave dhe kërcit të foshnjës

Mangani është një mineral i rëndësishëm gjatë shtatzënisë, sepse ndihmon në formimin e eshtrave dhe kërcit të foshnjës në zhvillim. Gratë shtatzëna kanë nevojë për rreth dy miligramë mangan në ditë. Shumica e marrin sasinë e nevojshme përmes një ushqyerjeje të shëndetshme dhe nuk kanë nevojë për suplemente. Megjithatë, marrja e tepërt e tij, mbi 11 miligramë në ditë te të rriturit, mund të jetë toksike.

Mangani ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet dhe aktivizon enzimat që marrin pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, aminoacideve dhe kolesterolit, shkruan Baby Center transmeton Gazeta Shneta.

Sa mangan u nevojitet grave gjatë shtatzënisë?

Nevojat për mangan ndryshojnë sipas moshës dhe periudhës së jetës:

Gratë shtatzëna: 2 miligramë në ditë.

Gratë që ushqejnë foshnjën me gji: 2.6 miligramë në ditë.

Gratë deri në moshën 18-vjeçare që nuk janë shtatzëna: 1.6 miligramë në ditë.

Gratë nga mosha 19-vjeçare e tutje që nuk janë shtatzëna: 1.8 miligramë në ditë.

Cilat ushqime përmbajnë mangan?

Mangani gjendet në shumë ushqime, përfshirë arrat, orizin kafe, bukën me drithëra të plota, fasulet, bishtajoret dhe çajin. Disa burime të këtij minerali janë:

28 gramë arra pekan të pjekura: 1.1 miligramë.

Gjysmë filxhani oriz kafe i gatuar: 1.1 miligramë.

Gjysmë filxhani spinaq i zier: 0.8 miligramë.

Gjysmë filxhani ananas i freskët: 0.8 miligramë.

Gjysmë filxhani tërshërë e gatuar: 0.7 miligramë.

Një fetë bukë integrale: 0.7 miligramë.

28 gramë kikirikë të pjekur në vaj: 0.5 miligramë.

Gjysmë filxhani thjerrëza të gatuara: 0.5 miligramë.

Një filxhan çaj të zi të përgatitur: 0.5 miligramë.

A nevojiten suplementet e manganit gjatë shtatzënisë?

Shumica e grave e marrin manganin e nevojshëm përmes ushqimit. Ky mineral zakonisht nuk përfshihet në vitaminat prenatale. Edhe uji i pijshëm mund të përmbajë mangan, megjithëse sasia zakonisht është e vogël.

Marrja e tepërt mund të ndodhë përmes suplementeve ose ekspozimit në mjedis. Përqendrimet e larta mund të jenë toksike, veçanërisht te personat që ekspozohen ndaj pluhurit që përmban mangan, si disa punonjës industrialë ose banorë pranë fabrikave të caktuara.

Kufiri maksimal i tolerueshëm i marrjes ditore është 11 miligramë për të rriturit nga mosha 19-vjeçare e tutje dhe 9 miligramë për moshat 14–18 vjeç.

Mungesa e manganit është shumë e rrallë, pasi ky mineral gjendet në një gamë të gjerë ushqimesh. /Gazeta Shneta

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.