Një person është ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur 160 kilogramë mish pa dokumentacion përcjellës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 17 tetor, rreth orës 13:15.
"Mishi i konfiskuar i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për procedura të mëtejshme", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar si “Transport ilegal i mallit”.
Burimi: klankosova.tv ↗

