KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lepenci ndan rrugët me Faruk Statovcin pas rezultateve të fundit

Lepenci ndan rrugët me Faruk Statovcin pas rezultateve të fundit

Klubi i Futbollit Lepenci ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së kryesisë së klubit, ku janë shqyrtuar rezultatet e fundit të skuadrës.

Përmes një komunikate zyrtare, Lepenci ka falënderuar Statovcin dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar deri më tani, duke u uruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës.

Klubi nuk ka bërë të ditur se kush do ta marrë drejtimin e skuadrës pas ndarjes me trajnerin.

“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”.

“Trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin deri më tani, duke u uruar shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tyre”, thuhej në njoftimin e klubit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.