KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Referi e shkroi në raport: Facundo Bernal e kapi Lamine Yamalin për qafe dhe e goditi dy herë me kokë

Referi e shkroi në raport: Facundo Bernal e kapi Lamine Yamalin për qafe dhe e goditi dy herë me kokë

Raporti i gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea për përjashtimin e Facundo Bernalit në ndeshjen mes Real Betisit dhe Barcelonës mund t’i sjellë mesfushorit uruguaian një dënim të rëndë.

Sipas raportit të gjyqtarit, Bernal e kapi Lamine Yamalin për qafe dhe e goditi dy herë radhazi me kokë në fytyrë, gjatë një përplasjeje mes lojtarëve, kur topi nuk ishte në lojë.

“Minutën e 54-t, lojtari Facundo Bernal u përjashtua për arsyen e mëposhtme: gjatë një konfrontimi, ai e kapi një kundërshtar për qafe dhe e goditi dy herë radhazi me kokë në fytyrë, kur topi nuk ishte në lojë”, thuhet në raportin e gjyqtarit.

Raporti thekson gjithashtu se Lamine Yamal nuk pati nevojë për ndihmë mjekësore dhe mundi ta vazhdonte ndeshjen.

Sipas Mundo Deportivo, në bazë të nenit 103 të rregullores disiplinore, Bernal rrezikon të dënohet me katër deri në 12 ndeshje, nëse veprimi i tij cilësohet si agresion. Nëse do të ishte shkaktuar lëndim, dënimi mund të ishte edhe më i rëndë.

Raporti përmban edhe një incident tjetër: drejtori teknik i Betisit, Manuel Fajardo Mateo, thuhet se goditi me këmbë një top pranë gjyqtarit të katërt, i cili e goditi këtë të fundit në këmbë, por pa forcë.

Nëse Fajardo ka licencë zyrtare, mund të përballet me masa disiplinore; përndryshe, mund të ndëshkohet klubi.

Barcelona fitoi 5-2 ndaj Betisit, në një ndeshje të shoqëruar me polemika për vendimet e arbitrimit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.