KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada e SHBA në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore: Dhuna nuk është angazhim qytetar

Ambasada e SHBA në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore: Dhuna nuk është angazhim qytetar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që protestojnë në Shqipëri të veprojnë në mënyrë paqësore dhe të shmangin aktet e dhunës.

Përmes një reagimi në Facebook, ambasada ka theksuar se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i personave të tjerë dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme”, thuhet në reagim.

Ambasada amerikane gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi, në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta dhe janë ngritur shqetësime për përshkallëzimin e tensioneve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.