KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Beshiri: Vuçiqi po e lufton Listën Shqiptare, Radoiçiqi po e ruan atë (VIDEO)

Beshiri: Vuçiqi po e lufton Listën Shqiptare, Radoiçiqi po e ruan atë (VIDEO)

Naim Leo Beshiri, kryetar i Institutit për Çështje Evropiane (IPES) me bazë në Beograd, në një deklaratë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se kryeterroristi Millan Radoiçiq po shfaqet nëpër tubimet parazgjedhore të partisë serbe në pushtet, SNS, parti kjo që udhëhiqet nga presidenti i dorëhequr serb, Alleksandar Vuçiq.  

Sipas tij, me paraqitjet e tij publike, Radoiçiq po u dërgon mesazh punonjësve të bizneseve të tij partnere se duhet ta përkrahin Vuçiqin në zgjedhjet e 25 tetorit.

“Ai është parë në qytetin nga vij unë, Kragujevc, ku Radoiçiq erdhi në mbështetje të Vuçiqit, sepse dihet që ai që është i akuzuar për terrorizëm, në të njëjtën kohë është investues me emër në Serbi. Dhe disa nga investimet e tij janë në Kragujevc, po ashtu. Ai kështu po dërgon mesazh te partnerët dhe kompanitë që ai merret me to dhe të punësuarit aty se ata duhet ta përkrahin Vuçiqin nëse duan të jenë pjesë e biznesit të tij”.

“Pra ky nuk është një mesazh i një njeriu i cili ka udhëhequr Listën Serbe për njerëzit e tij, për ata që punojnë për të dhe përfitojnë nga perandoria e tij ekonomike të cilën e ka ndërtuar falë Vuçiqit, me aktivitete serioze kriminale, dhe që i ka dhënë atij fuqinë që të ndikojë te votuesit në Serbi”, u shpreh Beshiri.

Ai thotë se Vuçiqi është në teh për të humbur zgjedhjet e 25 tetorit, “pra ka mundësi që kjo të ndodhë”.

Sipas tij, fitues mund të dalin Lista e Studentëve dhe partia me orientim evropian, siç thotë ai, “partia SNS bashkë me socialistët, pra partisë që u themelua nga Millosheviqi, nuk do të mund ta formojnë qeverinë e re”.

Në ndërkohë, Beshiri përmendi edhe listën e përbashkët shqiptare, të cilën tha se po e sulmon Vuçiqi.

“Prandaj ai po sulmon edhe partitë më të vogla, siç është Lista e përbashkët e shqiptarëve. Komuniteti shqiptar në Serbi është minoriteti më i vogël në vend. Nuk është befasi që partitë shqiptare u bënë bashkë për zgjedhjet sepse shqiptarët në jug të Serbisë prisnin nga partitë që ato të veprojnë kështu. E pritshme që lista e shqiptarëve do të ketë ulëse në Kuvend. Vuçiqi përnjëmend nuk do t’i shohë shqiptarët teksa bashkohen e të marrin më shuma vota. Ai do që këto vota të shpërndahen e jo që të arrihet momentumi për shqiptarët në Serbi”, theksoi Naim Leo Beshiri, kryetar i Institutit për Çështje Evropiane (IPES).

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.