Fadil Ademi, banor i lagjes Arbëria në Gjilan dhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ngritur shqetësime për gjendjen e rrugës nga qendra e qytetit drejt kësaj lagjeje, ku po zhvillohen punimet në rrjetin e ujësjellësit nga operatori “Alfa I”.
Përmes një apeli publik, Ademi i ka kërkuar KRU “Hidromorava” që të shtojë mbikëqyrjen e punimeve dhe të sigurojë që kanali të mbulohet rregullisht me zhavorr të përshtatshëm.
Sipas tij, zhavorri që po përdoret përmban shumë dhe e baltë, duke e bërë rrugën më të vështirë për qarkullim, veçanërisht në kushte lagështie.
“Ky apel nuk është kundër investimeve, por një kërkesë për më shumë kujdes, mbikëqyrje dhe përgjegjësi gjatë realizimit të tyre”, ka shkruar Ademi.
Ai ka theksuar se gjendja e rrugës po ndikon edhe te bizneset e vogla të zonës, pasi vështirëson qasjen e klientëve dhe ndikon në të ardhurat e tyre.
Ademi ka kërkuar nga KRU “Hidromorava” që të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e gjendjes deri në përfundimin e punimeve, duke siguruar një organizim më të mirë dhe më shumë kujdes për banorët dhe bizneset e lagjes. /Telegrafi/

