KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjini: Krejt çka po ndodh në Kosovë është “kontra”, s’ka zhvillim!

Gjini: Krejt çka po ndodh në Kosovë është “kontra”, s’ka zhvillim!

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë shpalosjes së platformës politike dhe strategjisë zhvillimore para strukturave të partisë, ka adresuar kritika të forta ndaj qeverisjes në vend, duke theksuar se Kosova po lëviz në drejtim të kundërt me nevojat jetike të qytetarëve.

Gjini shtroi pyetjen se a po i afrohet apo po i largohet vendi standardeve bazë të mirëqenies, duke konstatuar një regres të theksuar në vend të përparimit, transmeton Klankosova.tv.

Çka po ndodh në Kosovë? A jemi duke u afruar për me i pas shkollat më të mira, spitalet më të mira, rrugët më të mira, pagat më të mëdha, pensionet më të mëdha, apo jemi duke u larguar? Sa herë që flasim për politikë, nuk mundemi pa e bërë një prerje të gjendjes në të cilën jemi. E kjo që po ndodh sot në Kosovë, nuk është duke e afruar Kosovën dhe qytetarin e vet drejt këtyre synimeve që janë sublime, të pastra, të vërteta për secilin njeri. Krejt çka po ndodh është kontra”, ka thënë Gjini.

Ai gjithashtu vuri theks të veçantë te ndërlidhja mes sektorit privat dhe mirëqenies së punëtorëve, duke paralajmëruar se goditja e biznesit të lirë po e zbraz vendin.

Kryetari i Aleancës e cilësoi si paradoks edhe pretendimin për rritje të pensioneve në kushte të inflacionit të lartë, duke vlerësuar se realiteti ekonomik po rëndon drejtpërdrejt mbi kategoritë më të ndjeshme shoqërore. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.