KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Maduro dhe gruaja e tij janë arrestuar nga Delta Force e ushtrisë amerikane, detaje të reja

Maduro dhe gruaja e tij janë arrestuar nga Delta Force e ushtrisë amerikane, detaje të reja

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u kap nga Delta Force e ushtrisë amerikane.

Delta Force është njësia kryesore kundër terrorizmit e ushtrisë amerikane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të kanë kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij.

Trump e njoftoi këtë në një deklaratë në rrjetin e tij social Truth Social.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi”, shkroi Trump.

“Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më poshtë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shtoi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.