KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Papa Leone XIV del nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

Papa Leone XIV del nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

Papa Leone XIV del sot nga spitali “Gemelli” në Romë, ku po rikuperohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një tumori kanceroz në mushkërinë e djathtë, njoftoi Vatikani.

Mjekët e kanë vlerësuar atë në gjendje të përshtatshme për t’u larguar nga spitali.

Papa, 71-vjeç, qëndron në spital që nga e marta, ku iu hoq një pjesë e mushkërisë së djathtë për të nxjerrë tumorin kanceroz.

Sipas mjekëve Luigi Carbone dhe Stefano Margaritora, analizat e gjakut, radiografia e kraharorit e kryer të sot në mëngjes dhe vlerësimi i përgjithshëm klinik treguan se Papa  Leone XIV do të dalë nga spitali.

Vatikani bëri të ditur se Papa do të largohet nga spitali në orët e para të pasdites dhe do të kthehet në Vatikan.

Ai pritet të drejtojë nesër lutjen e Engjëllit të Zotit (Angelus) nga dritarja e apartamentit papnor, me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit.

Në të kaluarën, edhe papët Gjon Pali II dhe Françesku e kanë mbajtur këtë lutje nga dritaret e dhomave të tyre në spitalin “Gemelli”, gjatë periudhave të shtrimit. /atsg

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.