KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Studenti për protestat: Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi lidhur me organizimin që kanë aplikuar

Studenti për protestat: Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi lidhur me organizimin që kanë aplikuar

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e organizimit të protestave dhe format që janë përdorur atje.

Deklarata u bë në emisionin “Breaking” në Euronews, kur studenti u pyet pikërisht për modelin serb të protestave dhe për “Listën e Studentëve”, lëvizja që pas muajsh protestash ka kaluar tashmë edhe në organizim elektoral.

“I kam ndjekur protestat atje dhe kam miq të mi studentë në Serbi, me të cilët padyshim ngelemi në një kontakt të vazhdueshëm, lidhur me organizimin e protestave që patjetër edhe ata kanë aplikuar. Në Shqipëri nuk është menduar konkretisht krijimi i një alternative në këto momente, bëhet fjalë për një alternativë që do të vijë padyshim pas dorëheqjes së Kryeministrit Edi Rama.” – tha ai.

Pas kësaj deklarate të studentit, ka reaguar edhe Taulant Balla nga Partia Socialiste i cili ka publikuar videon.

“Dëgjojeni, dëgjojeni LIVE tani ky studenti po e pranon që po koordinohen edhe me Listën e studentëve në Serbi në lidhje me protestat”, ka shkruar Balla, ndërsa ka publikuar dhe videon.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.