Pamje të siguruara nga Lajmi.net nga vendi i ngjarjes shfaqin një moment të tensionuar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku një protestues shihet duke u goditur nga policia dhe më pas duke u tërhequr zvarrë.
Në pamjet shihen veprimet e zyrtarëve policorë ndaj protestuesit, në një moment që ngre shqetësime për mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit ndaj pjesëmarrësve në protestë, raporton lajmi.net
Ndonëse djaloshi pak më parë u tregoi se nuk kishte asgjë në çantën e tij që mbante me vete, vetem libra, nje fletore dhe stilolaps – Policia e shtetit nuk u kursyen duke e rrahur brutalisht atë.
Ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimeve të sotme në kryeqytetin shqiptar, ku situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe policisë./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

