KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia jep detaje për suspendimin e tre zyrtarëve, dyshohen për ngacmim dhe kontroll të kundërligjshëm

Policia jep detaje për suspendimin e tre zyrtarëve, dyshohen për ngacmim dhe kontroll të kundërligjshëm

Policia e Kosovës ka suspenduar tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast penal të ngacmimit dhe kontrollit të kundërligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 tetor 2026, ndërsa pas pranimit të informacioneve fillestare, Policia ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe është koordinuar me këtë institucion për sigurimin dhe dokumentimin e provave.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha provat dhe informacionet e kërkuara i janë dorëzuar IPK-së për trajtim të mëtejmë. Po ashtu, pala ankuese është udhëzuar që të paraqitet në Inspektoratin Policor për të dhënë deklaratën e saj para hetuesve.

Pas shqyrtimit të informacioneve dhe provave të siguruara, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, rekomandim të cilin e ka zbatuar menaxhmenti i Policisë së Kosovës.

Në të njëjtin njoftim, Policia ka bërë të ditur se ka bashkëpunuar ngushtë me IPK-në edhe në rastin e suspendimit të dy zyrtarëve policorë në Gjilan.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për transparencë dhe llogaridhënie, duke theksuar se çdo informacion për sjellje të mundshme joprofesionale të zyrtarëve policorë do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me procedurat ligjore.

Të tre zyrtarët policorë në Prishtinë dyshohen për përfshirje në veprën e pretenduar, ndërsa rasti pritet të trajtohet nga organet kompetente./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.