KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Izraelitët sulmojnë gazetaren amerikane në Bregun Perëndimor

Izraelitët sulmojnë gazetaren amerikane në Bregun Perëndimor

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka kërkuar hetim për sulmin ndaj gazetares amerikane Heidi Levine, e cila u sulmua nga kolonët izraelitë teksa po raportonte në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Fotoreporterja e gazetës The Washington Post po raportonte për vjedhjen e ullinjve dhe sulmet ndaj fermerëve palestinezë, kur u bë cak i dhunës nga kolonët izraelitë.

Zëdhënësi i zëvendësit të OKB-së, Farhan Haq, konfirmoi se organizata është në dijeni të incidentit dhe kërkoi që rasti të hetohet.

Ai theksoi se ky është një tjetër rast i shkeljes së të drejtave të gazetarëve, të cilët duhet të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre pa pengesa, kërcënime apo ngacmime.

Ndërkohë, The Washington Post e dënoi sulmin ndaj fotografes së saj. Kryeredaktori ekzekutiv i gazetës, Matt Murray, deklaroi se Levine u sulmua teksa po raportonte në terren dhe se ajo mbante shenja të dukshme që tregonin se ishte gazetare.

OKB-ja u ka bërë thirrje shteteve anëtare të respektojnë të drejtat e gazetarëve dhe të sigurojnë mbrojtjen e tyre gjatë raportimit.

Zëdhënësi Haq theksoi se organizata e ngre vazhdimisht këtë çështje përpara shteteve anëtare, ndërsa UNESCO luan rol të rëndësishëm në promovimin e sigurisë së gazetarëve në mbarë botën.

Sulmi ndodhi në një kohë kur fermerët palestinezë në Bregun Perëndimor po përballen me sulme të përsëritura nga kolonët izraelitë, përfshirë vjedhjen e të korrave dhe dëmtimin e pronave të tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.