Ligji për kodin civil pritet t’u dërgohet edhe një herë deputetëve për të votuar.
Sipas planit legjislativ të Qeverisë, kjo pritet të ndodh deri në fund të këtij muaji.
Ky kod pritet të kodifikojë të drejtën civile në vend duke përfshirë pronën, kontratat, marrëdhëniet familjare dhe trashëgiminë.
Mirëpo, neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes së cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë, është bërë problematik.
Kjo pasi për këtë pikë na një ndarje të madhe edhe brenda vet partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Prandaj, sipas Institutit Demokratik të Kosovës kjo do të krijojë sfidë që ky ligj të marrë dritën e gjelbër.
“Për shkak të mungesës së vullnetit politikë dhe mungesës së konsensusit të gjerë për të miratuar këtë kod, leshja problematik është rregullimi i martesës ndërmjet gjinive të njëjta dhe kjo sjellë përsëri sfidë sepse mendoj që do të jetë shumë sfiduese aspekti i miratimit të këtij projektligji për shkak se qeveria i ka 61 deputet nëse mesin e tyre ka deputet që ka hezitim dhe ka mospajtime për votimin e këtij projektligji”, deklaroi Vullnet Bugaqku.
Por Kodi Civili sipas KDI ështrë edhe një nga kushtet për tu antarësuar në Këshillin e Evropës.
“Kosova e ka që një kohë të gjatë që për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës që ta ketë të miratuar edhe Kodin Civil. Të mos kemi vërejtje nga partneret ndërkombëtare që për shkak të mos miratimit të kodit civil i pengohet anëtarësimi në Këshilli te Evropës apo organizate tjera ndërkombëtare pasi jemi vendi i vetëm në Evropë dhe në Ballkan që nuk i kemi të miratuar”, tha Bugaqku.
E miratimi i këtij Kodi sipas, Institut të Kosovës për Drejtësi kërkon një diskutim të gjerë kombëtar.
“Asnjë ligj i rëndësishëm që është shumë i rëndësishëm siç është kodi civil nuk mund të miratohet në rast që Qeveria e lënë këtë projektligj edhe vendos në program legjislativ ashtu siç e ka vendosur në dhjetor që të nis në Qeveri dhe të dërgoj në Kuvend pa një diskutim të madh shoqëror. Vetëm një diskutim i madh qytetarë kombëtar ka më bë që ky ligj me kalu”, tha Naim Jakaj nga IKD.
Në fillim të javës tjetër pritet të mblidhet grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë për të diskutuar përmbajtjen e Kodit Civil./teve1

