KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

E rrallë: Nusja dhe dhëndri me emra identikë, historia e çiftit kinez bëhet virale

E rrallë: Nusja dhe dhëndri me emra identikë, historia e çiftit kinez bëhet virale

Një çift nga Kina është bërë sensacion në rrjetet sociale pasi u zbulua se burri dhe gruaja kanë saktësisht të njëjtin emër, madje të shkruar me të njëjtat karaktere kineze.

Zhu Xiaocong, 33 vjeç, dhe Zhu Xiaocong, 28 vjeçe, u martuan më 6 tetor në provincën Zhejiang, në lindje të Kinës.

Historia e tyre mori vëmendje pasi në internet u shpërnda një fotografi nga dasma, ku emrat e nuses dhe të dhëndrit ishin identikë, raporton 'South China Morning Post', transmeton Klankosova.tv

Sipas mediave ndërkombëtare, disa të afërm të nuses, të cilët nuk e njihnin dhëndrin, fillimisht menduan se organizatorët e dasmës kishin bërë një gabim në shkrimin e emrit.

Por kjo nuk është e vetmja rastësi që i bashkon.

Çifti jo vetëm që kanë të njëjtin emër, por vijnë nga e njëjta provincë dhe punojnë në sektorin e aviacionit civil.

Ata u takuan për herë të parë në vitin 2016, në një panair punësimi.

Kur u thirr emri Zhu Xiaocong gjatë një interviste pune, të dy u ngritën njëkohësisht, duke zbuluar rastësinë e pazakontë.

Më vonë, një koleg i dhëndrit, i cili kishte studiuar më parë me nusen, vuri re se ata kishin të njëjtin emër dhe i prezantoi me njëri-tjetrin.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2019.

Megjithatë, përputhja e emrave u ka sjellë edhe disa vështirësi praktike.

Gjatë procedurave për regjistrimin e martesës dhe dokumentet e pronësisë, sistemet kompjuterike patën vështirësi në dallimin e të dhënave të tyre, ndaj disa procedura u kryen manualisht. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.